Showbiz

Besa Kokëdhima babait: “Jam krenare që jam gjaku yt”

Këngëtarja Besa Kokëdhima është në periudhën më të mirë të karrierës së saj muzikore. Ajo së fundmi ka realizuar një ‘live session’ me kovera të këngëtarëve të famshëm që u pëlqye shumë nga publiku dhe fansat e saj.

Besa gjithashtu shquhet edhe për marrëdhënien e saj me babain, deputetin e njohur shqiptar Koço Kokëdhima. Ata shpeshherë janë shfaqur në publik së bashku duke treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Pak orë më parë Besa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram dhuratën e veçantë që mori nga babai i saj duke gjetur edhe momentin për ta falenderuar. Këngëtares i’u dhuruan dy stilolapsa të shtrenjtë nga i ati.

“Faleminderit për këtë dhuratë të bukur i dashur baba! Jam krenare që jam gjaku yt” -ka shkruar Besa në diçiturën e videos.