Bota Tech

Betejë 10-vjeçare, “Google” fiton ndaj këtij gjiganti të teknologjisë!

Një betejë 10-vjeçare mbi kodin e kopjuar në sistemin operativ Android të Google ka përfunduar në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Oracle”, një tjetër gjigant i teknologjisë, kishte paditur Google-in në vitin 2010 për shkelje të së drejtës së autorit për atë që kishte thënë se ishte kopjuar kodi kompjuterik.

Android tani përdoret në rreth 70% të telefonave inteligjentë globalë dhe dëmet mund të kenë arritur në miliarda. Por Gjykata e Lartë nuk e shpalli fajtore Google-in, duke prishur vendimin e një gjykate më të ulët se kishte shkelur të drejtat e autorit.

Gjykata vendosi gjashtë me dy në favor të “Google”. Në diskutim ishte nëse përdorimi i “Google” i Java API të Oracle, një “bllok ndërtimi” i përdorur gjerësisht për programuesit llogaritet si “përdorim i drejtë” nën ligjin e të drejtës së autorit amerikan.

Ndërkaq, “Google” po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA. Firma e teknologjisë do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia për më shumë se 14 ditë në vit nëse ata aplikojnë për një gjë të tillë.

Ndërkaq, rikutojmë gjithashtu se “Një strukturë e ruajtjes së energjisë së rinovueshme” është projekti i kompanisë Apple i cili bën me dije se si fillim struktura do të jetë në Kaliforni, ku do të përdoret energjia diellore për të gjitha objektet e saj në këtë shtet.