Bota

Biden firmos urdhëra të rinj ekzekutivë kundër urisë dhe pasigurisë financiare!

Presidenti amerikan, Joe Biden firmosi urdhëra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus. Këto akte nënshkruhen në kohën kur Kongresi analizon propozimin për një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh të parashtruar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Urdhrat synojnë të shtojnë ndihmat ushqimore, ta bëjnë më të lehtë për personat në nevojë që të kërkojnë asistencë sociale, si dhe të mbrojnë të papunët, ndërsa rrisin pagën minimale.

Nuk mund t’i lëmë njerëzit të uritur. Nuk mund t’i lëmë të dëbohen nga shtëpitë. Nuk mundemi dhe nuk do t’i lëmë. Nuk mund të lejojmë që të humbin punën. Duhet të veprojmë tani.

Një nga urdhrat ekzekutivë të Presidentit kërkon nga Departamenti i Bujqësisë të ndryshojë rregulloret për ndihma ushqimore, në mënyrë që qeveria t’u ofrojë më shumë fonde nevojtarëve.