Showbiz

Big Mama i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike në fytyrë

Këngëtarja çapkëne Big Mama gjithmonë ka qenë e hapur sa i përket rrugëtimit të saj rreth operacioneve plastike dhe atyre estetike.

Vitin e kaluar ajo i’u nënshtrua një operacioni gastrik pas të cilit humbi shumë kilogramë ndërsa së fundmi po kujdeset për lëkurën e saj.

Vetëm pak orë më parë Big Mama ka shfaqur pamje të një trajtimi estetik për të eleminuar rudhat në fytyrë duke i kthyer kështu elasticitetin e saj.

Ajo shfaqej e lumtur që po merrte këtë trajtim teksa e ka shfaqur të gjithë procesin pa ndrojtje në historinë e Instagram-it.