Bota

Bill Gates kundër pezullimit të Inteligjencës Artificiale: Nuk i zgjidh sfidat!

Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “zgjidhin sfidat” që kemi përpara, tha për agjencinë e lajmeve Reuters bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates.

Këto ishin komentet e tij të para publike që prej letrës së hapur së disa krerëve të teknologjisë, të cilët e shohin me shqetësimin avancimin tmerrësisht të shpejtë të AI. Letra ishte nënshkruar edhe nga Elon Musk dhe Steve Wozniak i Apple, mes firmave të 1.000 ekspertëve, që insistonin për një pauze urgjente në zhvillimin e këtyre sistemeve.

Gates del kundër kësaj ideje.

 “Unë nuk mendoj se t’i kërkosh ndonjë grupi të caktuar të ndërpresë pauzojë këtë zhvillim mund të të arrijë t’i zgjidhe sfidat. Është e qartë se nga këto gjëra ne kemi përfitime të mëdha. Thjesht, ajo që duhet të bëjmë është të identifikojmë zonat e ndërlikuara”, u shpreh ai.

Gjigandë të teknologjisë si Google dhe Microsoft janë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë në mënyrë të pavarur. Ka pasur disa spekulime se ChatGPT-ja mund të përmbysë biznesin e kërkimit në internet, tani i dominuar nga Google, megjithate gjiganti i teknologjisë ka vite që punon në teknologji të ngjashme, vetëm se ai është është më i kujdesshëm për lëshimin e tyre për përdorim.