Showbiz

Binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen festojnë 34-vjetorin

Binjaket e famshme të industrisë së filmit Mary-Kate dhe Ashley Olsen rrallëherë shfaqen në media që pas shkëputjes së tyre nga aktrimi.

Ditën e djeshme ato kanë festuar 34-vjetorin e lindjen në një festë private në vilën Hampton në Los Angeles dhe të gjithë janë kuriozë të dinë se si shkuan festimet.

Motrat e famshme që tashmë janë kthyer në stiliste patën një festë shumë private me të ftuar të përzgjedhur ndërkohë që asnjë foto nga kjo ditë e shënuar për to nuk është bërë publike.