Celebrities Music Showbiz

Black Eyed Peas ‘elektrizojnë’ Piramidat e Egjiptit…

Black Eyed Peas, grupi muzikor i njohur, i përbërë nga Will.i.am, apl.de.ap, Taboo dhe J. Rey Soul, fillimisht ishte një grup hip hop-i alternativ dhe më pas u riformuan si një grup pop-rap-i. Megjithëse grupi u krijua në Los Angeles në vitin 1995, vetëm pas publikimit të albumit të tyre të tretë “Elephunk”, në vitin 2003, ata arritën shitje rekord.

Hiti i parë më madh i Black Eyed Peas ishte në vitin 2003, i titulluar “Where Is the Love Scream” nga albumi “Elephunk”, i cili kryesoi listat në 13 vende përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndroi për shtatë javë në vendin e parë dhe u bë albumi më i shitur në Britani i vitit 2003. Albumi i tyre i katërt “Monkey Business” ishte një sukses edhe më i madh në mbarë botën dhe u certifikua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krijuesit e hitit fitues të “Grammy” do të argëtojnë publikun në të gjithë globin me “Where is the Love Stream”, një koncert që transmetohet drejtpërdrejt për fansat në të gjithë globin. Grupi do të luajë një nga shfaqjet e tyre më ikonike deri më sot, në një nga vendet më historike në botë, për një festë ndërkombëtare të muzikës, dashurisë dhe unitetit. Will.i.am u shpreh:

Çfarë viti ka qenë, ne na ka munguar skena dhe fansat tanë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që jemi në gjendje të performojmë nga Piramidat në Egjipt dhe gjithashtu që jemi në gjendje ta transmetojmë atë drejtpërdrejt për fansat tanë në të gjithë botën. Ne e dimë se të gjithëve ju ka marrë malli për muzikën live ashtu sikurse dhe ne, kështu që mezi presim të festojmë dhe vallëzojmë me ju kudo që të jeni në të gjithë botën.

 

Me një karrierë më shumë se 25-vjeçare, Black Eyed Peas janë një nga grupet më të suksesshëm të brezit tonë. Ata numërojnë 35 milionë shitje albumesh, 9 hite ndërkombëtare, 6 çmime “Grammy” dhe gjithashtu kanë krijuar katalogje të sukseseve të vjetra dhe të reja. Ata janë padyshim një nga grupet më të mëdhenj të kësaj epoke. Nga hitet e hershme si “Shut Up” dhe “Let’s Get It Started”, deri te mega-hitet ndërkombëtare “Boom Boom Pow”, “I Got A Feeling”, dhe “RITMO” dhe klasikja e të gjitha kohërave “Where is the Love Stream”,  fansat mund të presin një koncert gjigant të mbushur plot me emocione dhe energji.