Showbiz

Bleona, në kreun e klasifikimit “Billboard” me “I Don’t Need Your Love”

Duket se projekti më i ri muzikor i Bleonës “I Don’t Need Your Love” po pëlqehet shumë nga publiku amerikan që e ka votuar për të qenë pjesë e klasifikimit të “Billboard” në kategorinë “Dance”.

Remiksi i kësaj këngë për këtë javë mban vendin e 3-të duke qëndruar në kreun e 5 këngëve më të mira të javës.

Në atë të kaluarën kjo prurje, për të cilën këngëtarja shqiptare është shumë krenare, ishte në vendin e 5-të.