Showbiz

Bleona feston ditëlindjen, sa vjeçe bën në të vërtetë këngëtarja?!

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti festoi ditëlindjen e saj ndërkohë që prindërit i kishin bërë një surprizë të veçantë.

Prindërit e saj, Oli dhe Nazmiu e surprizuan artisten me një tortë në formën dhe dizenjon e yllit të bulevardit të famës që ndodhet në Los Angeles që mban emrat më të shquart të kinemasë, artit dhe muzikës në Hollywood.

Megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin tullumbacat e mëdhenj me numrin 35 që supozohet të jetë mosha e Bleonës.

“Bleona feston 35 vjetorin e saj të lindjes” -janë disa tituj që gjendet nëpër portale por a është kjo mosha e vërtetë e saj?!

Mjafton të bëni një kërkim në Google mbi moshën e saj dhe ajo që do të gjeni është se Bleona ka lindur më 14 maj të vitit 1979 dhe mosha e saj reale është 41-vjeç.

Nuk është e qartë përse këngëtarja mbante në duar tullumbanca që shkruanin numrin 35 në duar në ditëlindjen e saj. Kjo mund të jetë një mënyrë e Bleonës për të tërhequr vëmendje mediatike ose një shaka personale mes familjarëve dhe miqve të saj.