Showbiz

Bleona i këndon “Haters”-ave

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti sapo ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Bukuroshja ka zbuluar disa foto se si do të duket në klipin e “Haters” prurja më e re e saj që qartazi i dedikohet të gjithë atyre që flasin keq për të dhe nuk kanë besuar tek talenti i saj.

Në fotot që ndodhen në profilin e saj të Instagram-it, Bleona shfaqet më joshëse se kurrë teksa mban në duar një tufë me para.