Showbiz

“Oscars 2020” ja ku u shfaq Bleona

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti edhe këtë herë është shfaqur gjatë mbrëmjes së ceremonisë “Oscar”.

Këtë herë jo në “Vanity Fair”, por e ftuar në festën e organizuar nga Elton John në Los Angeles, Bleona parakaloi në event ku gjithashtu ndaloi për të ekspozuar dhe fotografuar look-un e mbi të gjitha veshjen e saj.

Me një fustan të stiluar nga Yousef Al Jasmi, këngëtarja ashtu si në vitet e kaluar nuk harroi të ekspozojë asetet e saj ku më i dukshëm nga të gjitha ishte dekolteja.