Showbiz

Bleona Qereti së shpejti me një libër autobiografik

Prej kohësh këngëtarja e famshme Bleona Qereti e cila po ndërton karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara, na ka treguar se shumë shpejt do të bëjë një libër për jetën e saj.

Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka paralajmëruar publikimin e librit autobiografik që të gjithë e prisnin me padurim.

Këngëtarja u shpreh se ky libër u jep fund perceptimeve të rreme që njerëzit kanë për jetën e saj si personazh i famshëm. Në këtë autobiografi ajo të tregojë anën e saj të historisë dhe gjithçka që i është marrë si e mirëqenë.

“Arma më e fortë që kam në krahun tim është e vërteta” ,shkruan Bleona në Instagram.