Bota Celebrities

Boksieri i njohur Anthony Joshua zbulon frikën e cila do ta largojë nga ringu!

Boksieri britanik Anthony Joshua ka zbuluar se ka frikë se mund të përfundojë në një karrige me rrota nëse vazhdon të luftojë shumë në boks. Së fundmi ai u kthye në ring kur u përball me Jermaine Franklin dhe e mundi atë me pikë. Para kësaj, ai kishte pësuar dy humbje radhazi ndaj boksierit ukrainas, Oleksandr Usyk. Boksieri e ka bërë të qartë prej kohësh se ai vazhdon të luftojë pasi dëshiron të sigurojë financa për familjarët e ti, por nuk do t’i shtyjë gjërat shumë larg. 33-vjeçari u shpreh se:

Në boks, njerëzit mund të përjetojnë trauma duke menduar se çfarë dhimbjesh kalon trupi. Unë dua që të mbetem i shëndetshëm. Më imagjinoni në moshën 50 ose 60 vjeçare në një karrige me rrota dhe kjo mund të ndodhë prej traumave që kalon nga grushtimet në ring. Dua që të tjerët kur të më shohin në rrugë në atë moshë të thyer të thonë fjalë të mira për mua dhe jo të tregojnë dhembshuri duke më parë në një karrige me rrota.