Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani dhe Eno Popi janë më gati se kurrë për DWTS!

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, me emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Përsa i përket jurisë, një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerinë profesioniste. Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri.

Ditën e djeshme është publikuar promo zyrtare e “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.

Ndërkohë, vetëm pak më parë faqja zyrtare e DWTS, ka publikuar disa foto ekskluzive nga promoja magjike. Në njërën nga fotot shfaqen Bora Zemani dhe Eno Popi të cilët shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë se dyshja kishin shumë kimi dhe pritshmëritë nga ta janë të larta.