Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani zbulon dy konkurrentet e reja të “Për’Puthen”!

“Për’Puthen” nuk ‘u nda’ nga ndjekësit fanatikë të saj dhe gjatë sezonit veror. Audicionet e programit u transmetuan gjatë gjithë verës dhe shkaktuan shumë të qeshura dhe ngjallën mjaft kuriozitet për konkurrentët e rinj të sezonit të tretë.

Tanimë kanë ngelur dhe audicionet e fshehta të cilat nuk do të transmetohen në televizor. Megjithatë, duket se deri më tani janë përzgjedhur dy vajza të programit të cilat na i ka zbuluar vetë prezantuesja, Bora Zemani. Teksa, me anë të një Instastory ajo ka ftuar të interesuarit për të qenë pjesë e programit, të marrin pjesë në audicionet e tjera, Bora gjithashtu ka ‘zbuluar’ pa i treguar portretet dy vajzat që duken të jenë konkurrentet e përzgjedhura të sezonit të tretë.

Një bjonde dhe një brune të veshura njësoj, prezantuesja ka zgjedhur t’i lërë mister, duke shtuar kështu akoma më shumë kuriozitetin.

Kujtojmë se ‘Për’Puthen’ krijoi mjaft çifte që ende pas programit janë bashkë. Disa prej tyre janë krijuar nga njohja brenda, por janë lidhur më vonë, si Ana Lleshi me Elton Maksutin apo Jasmina me Alesandron. Ndërkohë, u krijua si çift ‘i fshehtë’ dhe e treguan lidhjen e tyre më vonë Melisa Lleshi me Andin.