Celebrities Film & Tv Showbiz

Bradley Cooper flet më në fund mbi raportin me Lady Gaga-n në “A star is born”!

Kur Lady Gaga dhe Bradley Cooper luajtën së bashku në “A star is born”, shumë fansa filluan të aludonin se mes tyre mund të kishte diçka romantike. Dyshja i shtoi më shumë benzinë zjarrit kur performuan së bashku në skenë kolonën zanore të filmit dhe shiheshin në një mënyrë shumë romantike.

Sidoqoftë ata asnjëherë nuk kanë thënë se mes tyre mund të kishte diçka më shumë. Tani Lady Gaga është angazhuar sërish si aktore në filmin “House Of Gucci”. Por kjo nuk është hera e parë që këngëtarja dhe aktorja pretendon për një Oscar, pas “A Star Is Born”.

Së fundmi, Bradley Cooper ka adresuar më në fund thashethemet për një romancë mes tyre duke thënë se zgjodhën të interpretonin performancën si një skenë nga filmi i tyre në një përpjekje për të ndihmuar në kontrollin e frikës së tij për të kënduar live.

Vetëm nga një këndvështrim personal, zvogëlon nivelin e ankthit. Ata bien në dashuri në atë skenë në film. Është ai momenti shpërthyes që u ndodh atyre në një skenë para mijëra njerëzve… Do të kishte qenë kaq e çuditshme nëse të dy do të ishim në stol përballë audiencës.

Nëse kjo nuk sqaron ndonjë dyshim të mbetur, vetëm dijeni se Gaga më vonë e dyfishoi edhe mohimin e saj.

Sinqerisht, unë mendoj se shtypi është shumë budalla. Dua të them, ne bëmë një histori dashurie. Për mua, si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që donim që njerëzit të besonin se ishim të dashuruar. Dhe ne donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars. Ne donim që ajo të kalonte direkt në lentet e asaj kamere dhe në çdo televizion në të cilin po shikohej.

Kur filmi doli në treg, Bradley ishte në një lidhje me Irina Shayk, por lajmet për ndarjen e tyre u përhapën në qershor 2019. Sa i përket Gaga-s, ajo dhe i fejuari Christian Carino thuhet se e ndërprenë lidhjen në fillim të vitit 2019, ndërsa ajo gjithashtu konfirmoi ndarjen në qershor 2019. Ajo tani është në lidhje me Michael Polansky, një ekspert matematikor i cili është në bordin e Institutit Parker të San Franciskos për Imunoterapinë e Kancerit.