Celebrities Gossip Showbiz

Brenda festës së çmendur të ditëlindjes të Era Istrefit!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Ditën e sotme, bukuroshja feston ditëlindjen e saj dhe pak orë më parë ka ndarë me ndjekësit e saj disa video nga festa e çmendur që ka organizuar.

Era Istrefi e ka pranuar publikisht se është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Vetë këngëtarja ka ndarë se fundmi një postim ku shfaqen së bashku në rrjetin social Instagram. Kujtojmë që më herët çifti janë parë me pushime në Capri të Italisë. Rrahmani luan me Napolin dhe pak kohë më parë, Era ishte e pranishme në stadium për ta mbështetur.