Celebrities Gossip Showbiz

Brenda festës së ditëlindjes së vajzës së Xhensilës dhe Besit!

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

E ditën e sotme, vajza e tyre feston ditëlindjen dhe Xhensila me Besin kanë organizuar një festë për4 vjetorin e lindjes së vajzës së tyre. Me anë të disa Instastory ata kanë ndar me ne momente nga ditëlindja dhe duket një ambjent shumë i bukur.

 

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artistja e kësaj jave është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj të cilën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur këtë të shtunë.