Showbiz

“Brit Awards 2019”, Rita Ora, Dua Lipa dhe Calvin Harris konkurrojnë për të njejtin çmim

Ceremonia e 39 e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës do të mbahet së shpejti dhe nominimet sapo janë bërë publike.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen tonë është fakti se dy këngëtaret me origjinë shqiptare dhe Dj e producenti i famshëm Calvin Harris do të konkurrojnë kokë më kokë për të njejtin çmim. Të 3 artistët janë nominuar në kategorinë ‘videoklipi më i mirë i vitit’ dhe konkurrenca është mjaft e fortë.

Dua Lipa dhe Calvin Harris janë bashkë për prurjen e tyre “One Kiss” si dhe për “IDGF” ndërsa Rita Ora do të jetë me Liam Payne për bashkëpunimin “For You” gjithashtu edhe për hitin e saj të fundit “Let You Love Me”.

Kujtojmë se dy këngëtaret nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjtrën ndërkohë që Rita Ora dhe Calvin Harris kanë qenë në një lidhje dashurie vite më parë.

“Brit Awards” do të mbahet më 20 shkurt në “O2 Arena” sërish nën drejtimin e Jack Whitehall.