Celebrities Gossip

Britney Spears dhe partneri i saj kanë plane të reja për jetën e tyre!

Britney Spears po kërkon të ecë përpara dhe po mundohet që ta harrojë të shkuarën në shumë mënyra të ndryshme. Ylli i muzikës dëshiron të largohet nga shtëpia e saj aktuale dhe të blejë një shtëpi të re me të fejuarin e saj, Sam Asghari, pasi beteja e saj 13-vjeçare e kujdestarisë të ketë mbaruar plotësisht.

Një burim pranë çiftit ka treguar për TMZ se Britney dhe Sam janë gati për të filluar jetën e tyre të re së bashku, por ata duan ta bëjnë këtë nën një çati të re dhe pa kufizime nga vendimet e gjykatës për të. Çifti dëshiron ta çojë lidhjen e tyre në një tjetër nivel, por do ta bëjë këtë vetëm pasi Britney të ketë kontrollin e plotë të financave të saj.

Burimi është shprehur se:

Britney po kërkon të lëvizë nga shtëpia aktuale dhe të shkojë më pranë Hollywood-it në Los Angeles me Sam, por ata po i mbajnë opsionet e tyre të hapura saktësisht, ku dhe çfarë lloj prone duan të blejnë.

Britney është shprehur se ka shumë kujtime të këqija në shtëpinë e saj, të cilën ajo e bleu në vitin 2012 dhe ndodhet në zonën e Lake Sherëood në Westlake. Sam i propozoi Britney-t në fillim të këtij muaji me një unazë fejese prej 70,000 dollarësh.

Kujtojmë se babai i Britney Spears, Jamie Spears nuk do të jetë më kujdestari ligjor i vajzës së tij! Ky është vendimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë në Los Anxhelos, Brenda Penny. Një gjë e tillë cilësohet fitore e madhe për këngëtaren e njohur amerikane, e cila kishte përshpejtuar kërkesën për t’u “çliruar” nga babai.

Menjëherë pas këtij lajmi ylli i popit ka shprehur se ndihet në qiellin e 9-të. Në një postim në Instagram pas vendimit të gjykatës, këngëtarja postoi një video ku shfaqet e ulur pranë një piloti në kabinën e një avioni të vogël dhe shkroi:

Në qiellin e 9-të tani! Hera e parë që fluturoj në një aeroplan! U tremba! Qëndroni njerëz të bukur me klas! Së shpejti fotografi të reja!

https://www.instagram.com/p/CUbMCJKsRbJ/?utm_source=ig_web_copy_link