Celebrities Showbiz

Britney Spears vazhdon së ‘thumbuari’ familjarët e saj!

Edhe pse Britney Spears fitoi gjyqin e kujdestarisë ndaj babait të saj, javën që lamë pas, këngëtarja dëshiron që fansat e saj të dinë se situata lidhur me familjen e saj, është ende kaotike. Më herët këngëtarja ka ndarë dhe një postim në llogarinë e saj në Instagram me një mesazh të veçantë drejtuar të gjithë të afërmve të saj që ishin bashkëpunëtorë në vendosjen e kujdestarisë së babait të saj Jamie Spears, para 13 vitesh.

Duket se Britney Spears tani iu drejtua sërish familjes së saj në një postim tjetër në Instagram. Përmes një mbishkrimi të gjatë ku reflekton për lirinë që ka tani, ylli i muzikës pop foli edhe për anëtarët e familjes të cilët nuk bënë asgjë teksa ajo duronte kushtet abuzuese të kujdestarisë. Edhe pse nuk ka në plan të japë ndonjë intervistë tani afër lidhur me këtë çështje, këngëtarja theksoi: “Zot, ki mëshirë për anëtarët e familjes sime nëse jap ndonjëherë një intervistë.” Për më tepër Britney shkroi:

Thjesht do të jem e sinqertë dhe do të them që kam pritur kaq gjatë për të qenë e lirë nga situata në të cilën jam… dhe tani që erdhi kam frikë të bëj diçka sepse kam frikë se mos bëj një gabim. Për kaq shumë vite më është thënë gjithmonë nëse kam sukses në gjëra, mund të përfundojë… dhe nuk ka përfunduar kurrë. Kam punuar kaq shumë, por tani që po i afrohem gjithnjë e më shumë fundit, jam shumë e lumtur, por ka shumë gjëra që më trembin. Nuk kam bërë asgjë për t’u trajtuar ashtu siç kam qenë trajtuar për 13 vitet e fundit. Unë jam e neveritur nga sistemi dhe uroj të jetoj në një vend tjetër. Po festoj Krishtlindjet herët këtë vit… sepse pse jo? Unë besoj se çdo arsye për të gjetur më shumë gëzim në jetë është një ide e mirë… dhe nuk është sekret që unë e kam kaluar atë në të shkuarën… kështu që më duhet të bëj gjëra pak më ndryshe tani e tutje! Zoti mëshiroftë shpirtrat e familjes sime nëse bëj ndonjëherë një intervistë! 

Pas një beteje të ashpër nga Britney dhe avokati i saj, Mathew Rosengart, i ati i saj, Jamie, u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator. Një seancë për të vendosur përfundimin për rastin e saj është caktuar në 12 nëntor. Ylli i muzikës pop, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. 39-vjeçarja më e kthjellët se kurrë ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër.