Brunet apo bjondet, cilat janë më të suksesshme në dashuri dhe karrierë?!

Brunet thuhet se kanë më shumë sukses në dashuri dhe në punë, a jeni dakord? Zeshkanet janë më të suksesshme në sallën e mbledhjeve dhe në dhomën e gjumit, sipas një studimi të ri. Gratë me flokë kafe kanë dy herë më shumë gjasa të fitojnë një pagë të lartë në krahasim me kolegët e tyre bionde dhe flokëkuqe, kështu thotë një sondazh me 6,000 njerëz të kryer nga Garnier.

Gjithashtu, 76% e njerëzve besojnë se brunet janë më mendjemprehtat nga të gjitha femrat dhe 71% e meshkujve do të zgjidhnin një femër me flokë të errët për t’u lidhur.

Dhe ndërsa janë bombat bionde që tradicionalisht duken si të egra, janë brunet ato që janë më të sigurta në dhomën e gjumit. Psikologia e ngjyrave Anjula Mutanda shpjegon se flokët kafe shpesh lidhen me pjekurinë dhe vetëbesimin.

Disa ngjyra flokësh priren të errësohen natyrshëm me kalimin e moshës dhe kështu flokët kafe mund të lidhen me besimin dhe vetëdijen. Këto cilësi pozitive rrënjosin një ndjenjë besimi dhe sigurie, e cila pasqyrohet në mënyrën se si të tjerët sillen ndaj tyre. Prandaj shumë gra që bëhen brune shpesh raportojnë një ndryshim në reagim ndaj tyre, për mirë.