Bota

Bullgaria jep alarme moti pas dy të vdekurve nga reshjet e dëborës!

Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë Bullgarinë, duke bërë që qeveria të shpallte emergjencën ne disa zona të vendit prej të dielës.

Disa qindra vendbanime, kryesisht në verilindje të vendit kishin mbetur pa energji elektrike, tha kryeministri Nikolay Denkov.

Dy njerëz kishin humbur jetën në aksidente rrugore dhe 36 ishin plagosur mes stuhisë së dëborës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët.

Gjendja e emergjencës u shpall në qytetin e Deti të Zi Varna, prej një stuhie me shira të ftohtë.

Aeroporti ndërkombëtar i Varna mbetej hapur por me fluturime të anuluara.

Stuhi e reshje të rënda dëbore kishin përfshirë dhe zonat fqinje në Rumani e Moldavi, ndërsa erërat shkaktuan trazira deh ndalim të lundrimeve në Detin e Zi përfshi dhe bregdetin turk.

Ndërkaq në Antalia të Turqisë, për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan, raporton media turke Anadolu.

Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.

Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm. Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.