Lifestyle

Burrat apo gratë, kush ankohet më shumë?! Shkenca vjen me një përgjigje!

Shkenca së fundmi i ka dhënë përgjigje pyetjes se kush ankohet më shumë, gratë apo burrat? Edhe nëse zbulojmë se kush e bën më shumë, duhet të gjejmë edhe arsyen. Sipas një hulumtimi të vlefshëm që është bërë, kemi zbuluar se kush është ‘mbreti’ i ankesave mes dy gjinive. Dëshironi të dini se kush ankohet më shumë?

Në përgjithësi pranohet se gratë janë më të prirura ndaj ankimit se sa meshkujt. Në fakt, shkencëtarët konfirmojnë se gratë ankohen më shumë se burrat, veçanërisht në mëngjes dhe ka një arsye specifike pse e bëjnë këtë. Sipas rezultateve të studimit, ato gra që nuk kishin fjetur mjaftueshëm ishin më agresive dhe kishin më shumë nerva në krahasim me burrat që kishin fjetur saktësisht në të njëjtat orare.

Studiuesit pohojnë se gratë janë më të ndjeshme ndaj mungesës së gjumit, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo është për shkak se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë që sistemi i tyre hormonal të funksionojë siç duhet. Në të njëjtën kohë, analizat treguan se gratë që nuk flenë mjaftueshëm orë për një kohë të gjatë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe sëmundje të tjera mendore, krahasuar me meshkujt.

Ndërkaq, mbyllja në vetvete dhe fshehja e emocioneve negative mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, e pohuar kjo nga ekspertë gjermanë të cilët realizuan një studim mbi këtë çështje, në të cilin u përfshinë gati 6.000 pacientë. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Health Psychologies”. Ato vërtetuan se personat që e “nxjerrin dufin e tyre”, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.