Gossip Showbiz

Butës sapo i ra “Telebingo”!

Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private, megjithatë para pak kohësh ai deklaroi se ishte martuar me disa foto shumë romantike bashkë me partneren e tij të veshur me fustanin e dasmës.

Mirëpo, Buta vazhdimisht lançon projekte të reja muzikore që padiskutim pëlqehen shumë nga ndjekësit e tij dhe këtë e tregojnë më së miri milionat e klikimeve. Disa orë më parë, reperi i surprizoi dashamirësit e muzikës së tij me një tjetër këngë dhe bëhet fjalë pikërisht për “Telebingo”, e cila deri më tani ka afro 200 mijë klikime në platformën YouTube.

Në shtator të këtij viti, Buta na surprizoi kur nuk pritej! Reperi me anë të një karuseli fotografish tregoi se i dha fund beqarisë dhe tanimë është lumturisht i martuar me partneren e tij Tringën.

Para disa ditësh, Buta lançoi projektin e tij “Era” në bashkëpunim me Dafinën ku është shfaqur shumë provokuese, ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh, si videoklip për albumin e ri të këngëtares “Dafinë moj”. Me dy emra kaq të suksesshëm të tregut tonë muzikor padiskutim që projekti rezultoi një hit.