Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri arrin një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Diskoteka’ dhe nuk e kursen një ‘thumb’ për skeptikët!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe sapo ka publikuar hitin e parë për këtë sezon veror. Themi me plot gojë një hit, pasi vetëm tre ditë pas publikimit ‘Diskoteka’ numëron mbi 3 milion klikime në platformën YouTube dhe me anë të një video të publikuar nga vetë Butrinti nga koncerti i tij më i fundit duket se fansat e tij e kanë mësuar këngën edhe pse kaq pak ditë nga publikimi.

Jo fake, jo ç’fake. Vetëm tre ditë nga publikimi dhe ja rezultati i ‘Diskoteka’

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves, i cili  u bë gjithashtu kryefjalë e mediave para pak kohësh duke u përfolur se do të hynte si banor në “Big Brother VIP” dhe u shpreh se:

 Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.