Showbiz

Cardi B ju tregon përse asnjëherë nuk duhet të derdhni lot për një mashkull

Reperja e famshme Card B ditët e fundit është bërë qendra e vëmendjes për shkak të divorcit të saj publik me Offset.

Mes shumë ndarjesh e ribashkimesh, pas martesës mendonim se gjërat mes tyre më në fund po ecnin mirë, por ylli i “WAP” na tregon se  nuk ka qenë aspak kështu. E vërteta e ndarjes nuk është tradhëtia e radhës megjithatë Cardi këshillon të gjitha vajzat që të zënë mend dhe të bëjnë veten prioritet.

Në një dalje live në Instagram, 27-vjeçarja zbuloi për fansat: “Dua t’ju them që nuk kam derdhur asnjë pikë loti. Këtë herë nuk kam qarë. E dini pse? Arsyeja e divorcit tim nuk kishte të bënte me asgjë që ka ndodhur përpara. Nuk ka të bëjë me tradhëtinë. Shoh njerëz që thonë që ai po pret një tjetër fëmijë, është gënjeshtër. Unë thjesht u lodha nga zënkat. U lodha duke mos i parë gjërat sy më sy. Ndihesh sikur gjërat nuk janë njësoj. Asgjë e çmendur nuk ka ndodhur. Ndonjëherë njerëzit largohen nga njëri-tjetri. Kam qenë me këtë burrë për 4 vite, kam një fëmijë me të. Thjesht lodhesh nga zënkat dhe situatat. Dhe përpara se diçka e keqe të ndodhë, përpara se të të braktisin, përpara se të të tradhëtojnë, ndonjëherë thjesht duhet të largohesh. çfarë ka të keqe këtu?”

Cardi B vendosi që të bëjë veten prioritet duke i dhënë rëndësi qetësisë dhe mirëqenies mendore para gjithçkaje tjetër.