Celebrities

Cardi B mesa duket nuk po kalon një situatë të mirë këto kohë dhe arsyeja është se….

Së fundmi reperja e njohur Cardi B e ka përqëndruar fokusin tek kujdesi për fëmijët e saj. 29-vjeçarja e ka bërë të ditur vetë këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Twitter. Ajo ka treguar se të dy fëmijët e saj, vjaza 3-vjeçare Kulture dhe vogëlushi 2 muajsh nuk janë mirë, arsyen ajo nuk e ka treguar por mesa duket mund të jetë një virozë e stinës, e cila i ka bërë fëmijët që të jenë pak të sëmurë.

E di që nuk kam bashkëvepruar shumë me ju këto kohë. Të dy fëmijët e mi, janë pak sëmurë dhe unë kam qenë tmerrësisht e zënë. Ju dua të gjithëve, do t’ju mbaj të informuar!

Reperja e hitit të njohur ‘Bodak Yellow’ është martuar me këngëtarin dhe reperin e grupit ‘Migos’, Offset në vitin 2017. Ata mirëpritën djalin e tyre të vogël para pak kohësh.

Vlen për t’u përmendur se këngëtarja gjithmonë është përgjigjur kur i janë drejtuar pyetje në lidhje me kirurgjinë plastike dhe përmirësimet e tjera të trupit, që ajo ka bërë që kur ishte striptiste në moshën 18-vjeçare. Por pasi filluan të qarkullonin komente rreth saj se i është nënshtruar një ndërhyrje në pjesën e barkut pas lindjes së djalit të saj në fillim të muajit shtator, vendosi që të reagonte.

Reperja ka vendosur që të jetë shumë e hapur dhe e sinqertë edhe këtë herë me të gjithë ndjekësit. Në një video, Cardi filloi duke pranuar të gjitha komplimentet e mahnitshme që ajo kishte marrë në lidhje me trupin e saj pas lindjes së fëmijës së dytë.

Për pjesën që a ka bërë ndëryhrje ajo pas lindjes për të rregulluar përsëri format e saj të trupit, përgjigja e Cardi B ka qenë jo dhe ka treguar se:

Ju nuk mund të bëni operacion pasi të keni lindur, veçanërisht unë që am humbur shumë gjak gjatë lindjes.