A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë do kishte bërë Fifi ndryshe në “BBV”?! Ja çfarë zbulon artistja në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte një artiste shumë e dashur dhe e komentuar, pikërisht Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, Fifi na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera zbuloi ditën e sotme Fifi në “A Live Night”. Sigurisht që nuk mund të mbetej pa u përmendur edhe jeta personale, ndjesitë dhe emocionet e artistes, teksa Fifi tregoi gjithçka nga fëmijëria e saj e deri te dashuria e vërtetë për të.

Fifin e kam dashur si artiste me anë të këngëve të saj, por sigurisht që e kemi më njohur më shumë, përtej muzikës, në “Big Brother Vip”. Lidhur me këtë reality show, nga arsyet e futjes në “BBV” deri te çfarë ka mësuar aty, Fifi zbulon gjithçka në “A Live Night”.

Në “BBV” kam hyrë për dy arsye. Kisha 2 vite që kërkoja një eksperiencë të re në jetë, edhe doja të shijoja diçka ndryshe. Kur më erdhi oferta, isha në fillim e sigurtë që jo. Më pas nisa ta mendoj. Përveç kësaj, arsyeja e dytë, diskutohej që do hynim në një karantinë të dytë. Një gabim im i madh ishte që unë nuk kisha hyrë të shihja sistemin e “BBV”, ta kuptoja si koncept. Prapë e njejta do isha gjithsesi, e drejtë. Ndoshta vetëm nuk do i jepja rëndësi disave që nuk duhej, t’i jepja rëndësi vetëm vetes. “BBV” më ka ndihmuar që njerëzit të kuptonin që unë jam njeri normal, gatuaj vetë, brek*t i laj vetë. Jam shumë e lumtur që Fifi dhe Filloreta po bëhen një.