Lifestyle

Çfarë është “Argonaut Art Factory”?! Eventi special i ditës së hënë!

“Argonaut Art Factory” është një qendër e re kulturore e hapur nga Bojken Lako dhe miku i tij, Klajd Kruja. Kjo qendër ka për synim promovimin e të rinjve, ku dyshja në krye ndan eksperiencën e tyre me të rinjtë e talentuar.

Ditën e hënë, në orën 17:00, do të organizohet eventi special, ku të gjithë të apasionuarit e pikturve do të mund të blenë punimet e veçanta të prezantuara më parë nga dy ekspozita të 18 piktorëve të rinj shumë të talentuar.

Në këtë event do të marrë pjesë edhe këngëtarja Erma Mici, e cila do të shoqërojë këtë event me tingujt e 10 këngëve shumë të dashura.