Celebrities Showbiz

Çfarë i bëri së bashku Jennifer Garner, Ben Affleck dhe partneren e tij të re, J.Lo?!

Aktorja e njohur Jennifer Garner u takua me ish-bashkëshortin Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ndërsa ishin duke dalë për lojën “ëmbëlsirë apo rreng” me fëmijët gjatë fundjavës për festën e Halloween në Malibu. Më herët atë ditë, Affleck dhe Garner kaluan kohë me fëmijët e tyre në Huckleberry. Sipas një burimi pranë tyre, thuhet se:

Të gjithë shkojnë mirë dhe fokusi është gjithmonë te fëmijët. Jennifer, Ben dhe Jen Garner dëshironin që fëmijët të kishin një Halloween të mrekullueshëm. Fëmijët janë miq dhe donin të luanin “ëmbëlsirë apo rreng” së bashku. Për këtë arsye ata shkuan të gjithë së bashku. Ata donin të shijonin një fundjavë familjare.

Garner dhe Affleck kanë tre fëmijë: Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 vjeçe dhe Samuel, 9 vjeç. Ata u martuan në vitin 2005 dhe njoftuan ndarjen e tyre në qershor të po atij viti. Ata u divorcuan në tetor të vitit 2018.

Lopez dhe Affleck rindezën romancën e tyre në muajin prill përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre në Instagram në korrik për ditëlindjen e këngëtarit. Affleck tha për “PEOPLE” vitin e kaluar lidhur me ish-bashkëshorten e tij se:

Kur ke fëmijë me dikë, je i lidhur përgjithmonë me të. Dhe unë jam shumë me fat që ajo është nëna e fëmijëve të mi. Unë jam shumë mirënjohës dhe kam respekt për të. Martesa jonë nuk funksionoi dhe kjo është e vështirë. Të dy besojmë vërtet se është e rëndësishme që fëmijët të shohin prindërit e tyre të respektojnë njëri-tjetrin dhe të shkojnë mirë, pavarësisht nëse janë bashkë apo jo.

Affleck shpjegoi se është jetike për të që fëmijët e tij të dinë se sa shumë admirim ka ai për Garner:

Është e rëndësishme që fëmijët e mi të dinë se unë e respektoj dhe kujdesem për Jen dhe ajo më trajton mua në të njëjtën mënyrë. Unë kam shumë respekt dhe mirënjohje ndaj saj. Dhe i uroj asaj më të mirën.