Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka dashur të thotë? Pas arrestimit të bashkëshortit, Angela çudit me reagimin e saj në rrjete sociale

Ditën e djeshme, bashkëshorti i modeles së njohur Angela Martini u arrestua pas shumë kohësh në arrati. Ai u kap në flagrancë në një ishull luksoz në Mykonos me një mikun e tij. E teksa të gjithë po prisnim me padurim një reagim nga Angela në lidhje me këtë ngjarje, ajo ka zgjedhur të reagojë, por në një mënyrë që na çuditi pak.

Teksa ka postuar në Instastory-n e saj një emoji që simbolizon një fytyrë shumë pozitive (e kuptojmë deri diku pasi ndoshta modelja po përpiqet ta kalojë këtë situatë sa më pozitivisht), por fjala ‘Besa’ në postimin e dytë na bëri pak konfuzë.

Megjithatë, Angela nuk vendosi të ruajë qetësinë duke zgjedhur ta japë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.

Rikujtojmë se, Saluevscu është akuzuar pasi ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.