Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë ka ndodhur mes Ellen Pompeo dhe Denzel Washington gjatë xhirimeve të “Grey’s Anatomy”?!

Aktorja dhe producentja e njohur amerikane, Ellen Pompeo, e cila ka fituar disa çmime për rolet e saj është një aktoret më të paguara në botë që nga viti 2017. Ajo ka luajtur në serialin e njohur “Grey’s Anatomy” me aktorin Denzel Washington, i cili dikur drejtoi një episod të këtij seriali të quajtur “The Sound of Silence”, i cili u transmetua gjatë sezonit të 12-të të tij. Por çfarë ka ndodhur mes tyre gjatë xhirimeve?

Në një episod të fundit të podcast-it të saj, “Tell Me With Ellen Pompeo” ajo i tregoi aktorit Patrick Dempsey sesi po bënte prova për një pjesë nga roli i saj dhe më pas përfundoi në një zënkë mes saj dhe Washington. Ajo u shpreh se:

Unë isha duke i thënë që të më kërkonte falje dhe ky nuk ishte një dialog. Denzel më tha se unë jam drejtori, kështu që mos më trego se çfarë duhet të bëj. Unë i thashë se ky është episodi im dhe ti nuk mund të më flasësh në këtë mënyrë. Pra, ne nuk e kaluam atë ditë pa një debat.

Ellen vijoi duke thënë se:

Gjithsesi, unë kam respekt maksimal për të si aktor dhe regjisor. Ky episod është shumë interesant, pasionant dhe i zjarrtë dhe ju e shijoni, përjetoni magjinë dhe aty merrni vetëm gjërat e mira. Me të vërtetë ishte një përvojë e mahnitshme që do ta mbaj mend gjatë.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur Katherine Heigl ka treguar arsyen e vërtetë se pse ajo vendosi të largohej nga seriali. Heigl gjithashtu shpjegon dhe flet me keqardhje për mënyrën se si ajo u përpoq të tërhiqej nga nominimi për “Emmy Awards” në vitin 2008.