Celebrities Showbiz

Çfarë ka për të thënë vëllai i Britney Spears lidhur me çështjen e kujdestarisë?!

Vëllai i Britney Spears, Bryan Spears, duket se po qëndron i distancuar nga e gjithë çështja e kujdestarisë të së motrës. Ai nuk ka prefruar të ndërhyjë fare në dramën e krijuar në familjen e tij. Bryan dhe e dashura e tij, Amber Lynn Conklin, u fotografuan së fundmi në Thousand Oaks, Kaliforni, menjëherë pasi gjyqtarja Brenda Penny pezulloi Jamie Spears nga marrëveshja ligjore.

Kur një gazetar e pyeti atë se si ndihet që babai i tij u largua nga kujdestaria e Britney, 44-vjeçari nuk pranoi të komentojë. Ai vazhdoi të ecë drejt makinës së tij për të shmangur çdo pyetje të mëtejshme.

Më pas ai u pyet dhe për fejesën e Britney me partnerin e saj Sam Asghari, për të cilën Amber Lynn Conklin tha se ai është shumë i lumtur për të. Kësaj pyetje vendosi që ta komentonte dhe Bryan, duke u shprehur shkurtimisht:

Ne jemi gjithmonë të lumtur për të.

Edhe pse tani Bryan mund të mos ketë shumë për të thënë lidhur me kujdestarinë, por ai me sa duket ai mbështeste babain e tij Jamie në një deklaratë të dhënë në muajin korrik të vitit të kaluar.

Natyrisht që kishte nevojë për kujdestarinë në fillim. Tani ata kanë bërë disa ndryshime dhe gjithçka që mund të bëjmë është të shpresojmë për më të mirën.

Rikujtojmë se, babai i Britney Spears, Jamie Spears nuk do të jetë më kujdestari ligjor i vajzës së tij. Ky është vendimi i gjyqtares së Gjykatës së Lartë në Los Anxhelos, Brenda Penny. Një gjë e tillë cilësohet fitore e madhe për këngëtaren e njohur amerikane, e cila kishte përshpejtuar kërkesën për t’u “çliruar” nga babai.