A Live Night Celebrities Music Showbiz

Çfarë kujton Shpat Deda me nostalgji nga fillimet e karrierës së tij e zbulon në “A Live Night”!

Këtë herë “A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat ai ka zbuluar gjithçka…

Kur shikon një video të filmuar para 16-të vitesh në studiot në Piramidë, çfarë kujtimesh ka Shpat Deda nga ato momente të paharrueshme?

Ka qenë viti 2007, e mbaj mend. Kam qenë 23 vjeç, kam qenë në vit të tretë në atë kohë në fakultet. E kam mbyllur në 2008. Genci në atë kohë sapo i kishte përfunduar studimet për Audio Production si producent dhe ishte një takim përmes një shoqe të përbashkët ku ai ishte në kërkim të dikujt për të prodhuar. Unë nga ana tjetër isha një artist i ri, pa ndonjë plan, pa ndonjë ide çfarë duhet të bëj se i kisha këngët që i kisha shkruar. U bë takimi dhe më pas me Gencin kemi punuar në studio dhe kemi prodhuar albumin e parë ku është edhe kënga “Ëndërroj”  dhe këto këngë që i këndoj aty janë të gjitha në albumin e parë. 

Një pjesë e mirë e albumit të parë ngelen si një kujtim shumë i fortë dhe si themel i karrierës tënde si artist, pas tij sigurisht që erdhën edhe këngë dhe albume të tjera. Çfarë kujton artisti nga ajo kohë por me syrin e Shpatit sot?

Gjëja që nuk ka ndryshuar që prej atëherë është ky raporti që me ngulm e ruaj me muzikën, që të jetë e pastër, e sinqertë dhe rehat me atë çfarë unë ndjej. Dua të prodhoj gjëra që më pëlqejnë dhe që kanë për të më pëlqyer në të ardhmen. Një farë sinqeriteti ndaj muzikës, kjo nuk ka ndryshuar. Me kalimin e kohës të rritet vetbesimi, mëson shumë gjëra, bën gabim, zgjohesh dhe nuk e përsërit gabimin ose edhe e përsërit dy-tri herë. 

Për të zbuluar më shumë rreth artistit kliko këtu.