Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë momenti! “Kisha nevojë të ta jepja”, Iliri ‘i dhuron’ një puthje Monikës…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Së fundmi, një dyshe që në fillim dukej se ishin aleatë ka përfunduar në jo vetëm një ftohje mes tyre, por edhe një debat paksa të ashpër. Fillimisht gjithçka nisi nga një batutë e Ilirit, ku në formë shakaje i kërkoi Monikës një treshe me lopën (një nga kafshët që u bë pjesë e shtëpisë për pak ditë).

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga aktorja dhe marrëdhënia mes tyre dukej se u kris, por një veprim i Ilirit aq sa na ka habitur aq na i ka bërë edhe sytë me zemra. Teksa disa nga banorët përfshirë aktoren po diskutonin në dhomën e ndjenjes, balerini afrohet dhe e puth papritur.

Monika: Çfarë ishte kjo?

Iliri: Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja.

Monika: Thjesht një puthje? Domethënë që lufta jonë vazhdon?

Iliri: Sigurisht.

Rikujtojmë se, nga kutia e Pandorës ku rradha për ta hapur spektaklin e të martës së kaluar ishte e Ilirit, atij ju dha detyrimi që në këmbim të një darkimi me mikun e tij të ngushtë, njëkohësisht me ish- banorin e shtëpisë, Sabianin të nxirrte në nominim tre banorë. Balerini zgjodhi veten e tij dhe dy nga banorët e rinj, Eltionin dhe Arbërin.