Sport

Çfarë ndodhi me Danusia Francis gjatë performancës së saj në Lojërat Olimpike?!

Momenti Olimpik i atletes Danusia Francis nuk shkoi siç ishte planifikuar, por ajo është krenare për ato 11 sekonda. Megjithëse momenti olimpik i Danusia-s në raundin paraprak të gjimnastikës artistike për femra zgjati vetëm 11 sekonda, ajo ishte më nervoze nga sa e priste. Një dëmtim në lingmentin e saj, e pengoi atë të bënte një rutinë të plotë të lëvizjeve, kështu që ajo bëri vetëm disa prej tyre në shiritin e ulët, para se të paraqitej para jurisë dhe të bëhej gati për t’u kthyer në shtëpi. Sidoqoftë, ishte një përvojë olimpike. Danusia shprehet për POPSUGAR se:

Isha pothuajse në siklet se çdo gjë mund të mos shkonte ashtu siç duhet, por duke ecur deri në podium dhe duke dëgjuar të gjithë gjimnastët e tjerë që brohorisnin për mua, kjo thjesht më dha një buzëqeshje në fytyrë dhe kuptova që duhet ta shijoj këtë moment. Dhe atë bëra.

Edhe pse jo e plotë, performanca e saj u vlerësua maksimalisht nga juria. Francis shprehet se është shumë krenare për përkushtimin e saj. Puna e saj e palodhur ka bërë që të kualifikohet në Lojërat e Tokios në Kampionatin Botëror në vitin 2019. Ajo arriti në Olimpiadë si një atlete individuale për Xhamajkën dhe u bë gruaja e dytë që përfaqësonte atë vend.

Francis kaloi një “kapitull” të jetës së saj duke konkuruar për Britaninë e Madhe, ku u përzgjodh për të marrë pjesë në Lojërat e Londrës në vitin 2012. Ajo tregon se ndihet e lumtur që ka performuar shkëlqyeshëm për 4 vite radhazi dhe ka fituar titullin e kampiones të NCAA-së në vitin 2016. Eksperienca e saj olimpike nisi kur ajo filloi të përfaqësonte Xhamajkën në vitin 2015. Ajo i dha Xhamajkës një vend kualifikues në testin olimpik për Rio.

Përpjekja e tretë e Francis për të bërë një Olimpiadë rezultoi e suksesshme këtë herë. Edhe pse ajo dëmtoi gjurin një ditë para se të nisej për në Tokio. Danusia u rrëzua gjatë praktikimit të lëvizjeve të saj, pak para se të performonte. Mjekët e Tokios e këshilluan që të mos rrezikonte lëndime të mëtejshme duke bërë një rutinë të plotë në kualifikime.

Reagimi ka qenë jashtëzakonisht pozitiv dhe unë mendoj se njerëzit që as nuk ndjekin gjimnastikën ndoshta e panë tek unë krenarinë e punës së palodhur, arritjes sime dhe vlerësimin e jurisë.

Ajo foli edhe për tifozët xhamajkanë, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe emëroi konkurrentë të tjerë në Tokio, si atletet kanadeze Ellie Black, Ariana Orrego dhe Simone Biles, të cilat e inkurajuan të përfundonte performancën e saj edhe pse zgjati vetëm 11 sekonda.

Brohoritjet e koleges së saj Ariana Orrego në mes të stërvitjes, e bënë atë të ndihej më mirë për të gjithë situatën. Atletja Simone Biles i tha asaj se pavarësisht si shkoi, lëvizjet e saj ishin olimpike. Francis dëgjoi mbështetjen e të gjithëve dhe vazhdoi performancën e saj.

Danusia thotë se siguria e atletëve është shumë e rëndësishme dhe sugjeron që në gjimnastikën NCAA të vendosen dyshekë në momentin e rrëzimit të atletëve, ndërkohë pranë tyre të jetë në gadishmëri një trajner. Ajo shprehet se:

Nevojat e gjimnastëve duhet të jenë parësore.

Francis synon të përfundojë karrierën e saj në Lojërat e Komonuelthit 2022 të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo tha se një nga trajnerët e saj vazhdon të përmendë Olimpiadën e Parisit, megjithëse ky nuk është fokusi i saj i menjëhershëm.