Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes Sarës dhe DJ PM?! Dyshja debaton ashpër!

Dy prej konkurrentëve të shtëpisë që të gjithë do të dëshironim t’i shihnim bashkë pasi që prej ditës së parë janë ngacmuar me njëri-tjetrin është Sarah dhe Dj PM. Por çdo ditë që kalon situata e tyre bëhet më e ndërlikuar dhe e paqartë, madje ata bënë dhe dy deklarata komplet të papritura, ku Sarah shprehu se nuk do të lidhej me PM, ndërsa ai pohoi se ajo nuk ishte femra që ai dëshironte.

Edhe pse në një gjendje të tillë, mes tyre nuk ka munguar dashuria dhe afeksioni, të puthurat e përqafimet si dhe fjalët e ëmbla e nganjëherë romantike.

Qetësia nuk ka zgjatur shumë pasi dyshja është përfshirë në një debat vërtetë të ashpër ditën e sotme, në të cilën kanë folur për deklaratat e dhëna për njëri-tjetrin.

Pajtimi i shpjegoi se ai i ka thënë ato fjalë vetëm prej faktit se u ndje i lënduar në momentin që Sarah kishte treguar se nuk do të lidhej me DJ-in.

Gjatë debatit mes tyre, PM i është drejtuar duke i thënë se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për të dhe se nuk mund të ishte vetëm ai që i shkonte pas, madje e ka ndjekur nëpër shtëpi vetëm për ta puthur.

Pas përfundimit të debatit mes tyre, Sarah i ka kërkuar banorëve të mos diskutojnë për këtë temë dhe se ata janë qartësuar me njëri-tjetrin duke rënë dakord t’i lënë gjërat pezull për pak kohë.