Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi? Romeo ‘mollë sherri’ për Eglën dhe Julin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Një debat i ashpër ka nisur mes Eglës dhe Julit, vetëm se ky i fundit ka thënë për Romeon se ‘është i pasigurt’. Sipas aktores së njohur, Juli është munduar që të ulë banorin. Nga ana tjetër, Romeo u shpreh ‘se është i pasigurt në lidhje me fitoren e tij’, edhe pse ka hyrë brenda për të fituar çmimin e madh. Ai shtoi se sigurisht që dëshiron të fitojë këtë edicion të tretë të BBV.

Egla: A më zhdukesh fare o Julo të lutem, fitoje vetëm zhduku

Juli: Po ik o Egla vazhdo punën tate, ça pune ke. Ti tregon veten

Egla: Pa një gram dinjiteti dhe respekti për të tjerët

Juli: Po ça lidhje ka dinjiteti dhe respekti këtu

Egla: Respekt për të tjerët, mësoje

Juli: Egla mos i tjetërso fjalët tani, rri aty ku ishe

Romeo: Nuk pres respekt dy ditët e fundit se e di ça është bërë këtu 4 muaj. Juli rri rehat se nuk pres respekt ditën e fundit me thënë të drejtën

Juli: Po nuk ka lidhje me respektin o njeri. Ça ka kjo me hapë këtë bisedë

Egla: Normaliteti nuk është të bësh pis njerëzit, ky qenka normaliteti yt mesa duket

Juli: Po kë bëra pis? Ti bën pis të tjerët dhe thua se po i bën ky