Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë nënkupton Majk me postimin e fundit?

Majk është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues shumë i dashur për publikun. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lansoi plot dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me Gjikon dhe një me Bardhin.

Së fundmi Majk ka postuar në ‘Instastory’ një pyetje që ka ngitur shumë dyshimet se mos ndoshta ky mund të jetë një ‘thumb’ ndaj dikujt dhe se kujt ia dedikon reperi këto fjalë:

Kush je ti për t’u krahasuar?

 

Pak ditë më parë Majk ka postuar në ‘Instastory’ disa video, ku duket brenda një makine dhe i rrethuar nga fansat e tij, të cilët janë shumë entuziansmuar që po e shikojnë atë. Duket që Majk është shumë i lumtur, që është i rrethuar me kaq shumë dashuri nga kaq shumë persona, që e mbështesin dhe duan muzikën e tij.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në vetëm pak ditë nga publikimi ka arritur mbi 4 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.