Lifestyle link in bio

Cfarë po ndodh me Apple? Kompania heq nga tregu disa produkte të rëndësishme…

Kompania Apple ka bërë disa ndryshime të rëndësishme gjatë vitit 2023 duke hequr disa produkte nga tregu. Bëhet fjalë pikërisht për këto produkte: Iphone mini, MacBook Pro 13 inç, bateria MagSafe, karikuesi MagSafe Duo si dhe aksesorët e lëkurës ku përfshihen mbulueset prej lëkure për iPhone, kuletat MagSafe, rripat e Apple Watch, dhe disa produkte të tjera të kësaj kategorie.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, Apple njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ndalojë shitjen e dy orave inteligjente më të fundit pasi u zbulua se kishte shkelur patentat e një konkurrenti. Këto janë Apple Watch Seria 9 dhe Apple Watch Ultra 2 që u prezantuan shtatorin e kaluar së bashku me serinë iPhone 15. Kompania do të ndalojë shitjen e këtyre modeleve online më 21 dhjetor dhe më 24 nuk do të jenë të disponueshme as në dyqanet fizike. Kjo është një goditje e madhe për kompaninë pasi këto orë inteligjente do të ishin zgjedhjet më të mira për dhurata këtë sezon festash.

Apple është deri tani shitësi më i madh i orëve inteligjente, duke zënë 30% të të gjitha dërgesave në 2022 dhe pothuajse 60% të shitjeve globale. Megjithatë, orët e kompanisë përbëjnë vetëm 4.7% të shitjeve totale të produkteve të Apple prej rreth 383 miliardë dollarësh në vitin fiskal 2023. Të njëjtët analistë besojnë se është pothuajse e pamundur që Apple të lejojë që ky ndalim të zgjasë gjatë.

Tetorin e kaluar Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA zbuloi se Apple kishte shkelur një patentë në lidhje me një sensor të oksigjenit në gjak në disa nga pajisjet e saj. Çështja sillet rreth kompanisë së teknologjisë mjekësore Masimo, e cila pretendoi në një ankesë të vitit 2021 se Apple kishte shkelur patentat e saj. Apple ka përfshirë një sensor të quajtur oksimetër pulsi në shumicën e modeleve të reja të Apple Watch nga viti 2020 e tutje.

“Apple nuk pajtohet fuqimisht me vendimin dhe po ndjek një sërë opsionesh ligjore dhe teknike për të siguruar që Apple Watch të mbetet i disponueshëm për klientët”,-tha kompania në një deklaratë. Rikujtojmë, se Apple dhe Paramount kanë qenë në bisedime për të krijuar një paketë abonimi në platformat e tyre televizive, sipas Wall Street Journal. Qëllimi i këtij bashkimi është të bëjë një plan që do të përfshijë një abonim në të dyja platformat dhe në total do të kushtojë më pak se paratë që do të paguante një përdorues nëse do t’i bënte veç e veç.