Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh me Encën? Këngëtarja sapo njoftoi se nuk do të përdorë më rrjetet sociale

Enca është e para e famshme shqiptare që arriti të ketë 1 milion ndjekës në Instagram. Aktiviteti i saj në rrjete sociale dhe fotot e saj provokuese gjithmonë kanë arritur të tërheqin vëmendjen. Megjithatë, mesa duket këngëtaren e paska lodhur ky aktivitet kaq i madh dhe ka vendosur të ‘marrë një pushim’ nga rrjetet sociale.

Këtë e ka bërë me dije vetë Enca, e cila me anë të dy Instastory-ve ka treguar se do të heq dorë nga rrjetet sociale për plot një muaj, pasi ka nevojë për pak kohë për veten e saj.

Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh. Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj. Ëndrrat dhe ambiciet e tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror.

Kujtojmë se së fundmi, Enca sapo ka publikuar këngën e saj ‘Suavele’ me ritme pak më ndryshe nga projektet e saj të tjera.