Showbiz

Çfarë po ndodh mes Capital T dhe Adrola Dushit…mos ndoshta kemi një çift të ri në showbiz?!

Tabloidet po vlojnë nga lajmet se Capital T dhe Adrola Dushi mund të jenë çifti më i ri në showbiz.

Aludimet nisën pasi reperi ka postuar një foto ku shfaqet pranë modeles bukuroshe teksa të dy duket se po shijojnë një ditë në plazh.

Pranë fotos reperi ka vendosur një zemër emoji ndërkohë që pamja kaq e bukur që na shohin sytë është ripostuar edhe nga Adrola.

Kujtojmë se Capital T ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Adrolës në jug të Shqipërisë ku të ftuar ishin vetëm personat nga rrethi i saj i ngushtë familjar e shoqëror.

Krahas spekulimeve për një lidhje të mundshme nuk mund të përjashtojmë faktin se dyshja mund të jenë duke bashkëpunuar për klipin më të ri të reperit, pjesë e albumit “Skulpture”.