Showbiz

Channing Tatum zbulon se është në terapi

Aktori i famshëm Channing Tatum zbuloi ditën e djeshme se është në terapi dhe se të gjithë njerëzit duhet të ndjekin një të tillë për të qenë më të qetë shpirtërisht.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë kohës që ishte në terapi, një aplikacion ku lexon horoskopin arriti të përgjojë bisedat e tij gjatë terapisë të cilat më pas i përdori për të formuluar horoskopin e tij.

Me anë të një video-je të postuar në rrjetin social Instagram, 39-vjeçari i’u drejtua përfaqësuesve të aplikacionit “The Pattern” që t’i shkruajnë dhe t’i shpjegojnë përse kanë përgjuar bisedat e tij private me anë të iPhone.