Celebrities Gossip Showbiz

Channing Tatum feston sot 42-vjetorin!

Channing Matthew Tatum është një aktor dhe producent amerikan, i cili debutoi me filmin “Coach Carter” në vitin 2005. Megjithatë një nga sukseset e tij më të hershme ishte në filmin “Step Up” të vitit 2006 i cili e bëri atë të njohur me një audiencë më të gjerë.

Jo vetëm i talentuar në aktrim, por duket se Tatum e do në përgjithësi botën e artit, teksa ai ka shkruar edhe libra gjithashtu. I pari është “The One and Only Sparkella” i vitit 2021. Ndërkohë, ai pritet të publikojë “The One and Only Sparkella Makes a Plan” më vonë gjatë këtij viti.

Ai nuk ka qenë i njohur vetëm për artin e tij, teksa Tatum ka fituar vëmendjen edhe me jetën e tij personale. Në vitin 2006 ai njohu aktoren Jenna Dewan gjatë xhirimeve të “Step Up” dhe dyshja kanë një vajzë të lindur në vitin 2013. Me gjithatë, tani çifti nuk është më bashkë. Kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e Tatum që është bërë publike, teksa ai ka dalë me Jessie J nga viti 2018 deri në vitin 2020, teksa në 2021 nisi të dalë me Zoe Kravitz.

Ndërkohë, më poshtë ju sjellim disa nga fotot më të bukura dhe tërheqëse të artistit ndër vite. Me siguri, nuk kemi parë ende asgjë nga Channing qoftë me fotosesione, por edhe me role të ndryshme në filma e seriale.