Showbiz

Charlize Theron përfundon në spital nga të qeshurat

Aktorja e famshme Charlize Theron ka pësuar një incident në një moment kur po argëtohej pa fund.

Teksa ishte e ftuar në emisionin e Seth Meyers ajo tregoi se ishte mbledhur me miqtë e saj për të parë filmin “Borat”.

Në mes të filmit ajo kishte qeshur aq shumë saqë kishte ndrydhur qafën dhe miqtë e saj lajmëruan menjëherë urgjencën. “Qëndrova 5 ditë në spital nga problemet e qafës dhe ende nuk e kam çuar deri në fund filmin” ,-tha ajo plot humor.