Showbiz

Charlize Theron tregon se si mamaja e saj i vrau të atin

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja e famshme Charlize Theron tregoi se si mamaja e saj i vrau të atin kur ajo ishte vetëm 15-vjeçe.

Fituesja e çmimit “Oscar” thekson se babai i saj ishte i alkoolizuar dhe i dhunshëm dhe se në familjen e saj nuk kishte kurrë paqe.

“Një natë babai im kishte ardhur më i dehur se zakonisht dhe kishte një armë me vete. Unë dhe mamaja po fshiheshim tek dhoma dhe po mbështeteshim tek dera që mos ta lejonim atë të hynte. Mamaja e vrau për vetëmbrojtje dhe unë nuk kam turp ta pranoj këtë gjë” -theksoi aktorja.