Showbiz

Charlize Theron zbulon takimin e saj më të keq

Ajo është një ndër aktoret më të talentuara të industrisë gjigante Hollywood.

Bëhet fjalë për Charlize Theron e cila së fundmi ka qenë e ftuar në “Jimmy Kimmel Live” për të diskutuar rreth nominimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në filmin “Bombshell”.

44-vjeçarja në fakt përfundoi duke folur rreth takimit më të keq që ka patur me një djalë kur ishte rreth të 20-ave. Charlize i bëri të gjithë të qeshnin me të madhe me historinë e saj.

“Ishte një takim shumë i bukur në fakt. Ai erdhi më mori dhe shkuam të darkonim, kaluam një kohë fantastike deri në momentin që më shoqëroi në shtëpi. Ndaloi makinën para shtëpisë sime dhe nisëm të putheshim. Ishin puthjet më të bukura që kisha provuar por magjia u prish” -tha ajo duke shtuar:

“Papritur ai ndaloi dhe më tha; ‘dua të më puthësh hundën. dua të bësh dashuri me hundën time’. Qesha me të madhe duke menduar se ai po bënte shaka por në fakt e kishte shumë seriozisht. I’a putha hundën për t’i bërë qejfin por ai ma kërkoi sërish”

Menjëherë pas rrëfimit aktorja bukuroshe shpërtheu në lot nga të qeshurat po ashtu edhe publiku ndërkohë që ky moment u bë viral në rrjetet sociale dhe historinë e saj po e mëson e gjithë bota.