Auto & Moto Tech

ChatGPT do të integrohet edhe në modelet e reja nga Peugeot!

Peugeot ka njoftuar se po planifikon të përdorë ChatGPT për të përmirësuar asistentin zanor në makinat e saj, veprim ky që e radhit atë përkrah rivalëve si Volkswagen dhe Mercedes-Benz. “Ne do të prezantojmë ChatGPT në të gjitha makinat, duke përfshirë edhe modelin e ri e-3008 dhe makinat e vogla komerciale”,-tha Jerome Micheron, drejtor i Planit të Prodhimeve nga Peugeot.

Bëhet e ditur se, ChatGPT do të jetë në gjendje të lidhet me sistemet e kontrollit të makinave nga marka franceze dhe t’u përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me navigimin, shërbim ky i cili pritet të nisë fillimisht në Francë, Britani të Madhe, Gjermani, Itali, dhe Spanjë. Ndryshe, Mercedes-Benz e cila po ashtu do ta integrojë këtë teknologji, ka filluar testimin tek njësitë të cilat prodhohen në SHBA. Ndërkohë, edhe Volkswagen ka njoftuar se nga mesi i vitit 2024 asistenti i tij zanor do të integrojë ChatGPT-n për të lehtësuar dialogun me shoferët.

Chatboti do të vijë si standard në gjeneratën më të fundit të sistemit info-argëtues të Volkswagen tek modelet ID.3, ID.4, ID.5 dhe ID.7 gjithashtu edhe tek modeli Tiguan i ri dhe tek Golfi i rifreskuar duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024. Teksa ChatGPT bëri emër me disa veçori specifike interesante, roli i tij në makinat e ardhshme të Volkswagen është më i përmbajtur. ChatGPT ka fituar popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që kur u lançua në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla që duhet t’i zbatoni nëse dëshironi ta përdorni platformën, pasi ekziston edhe limiti në gjërat që kërkoni.