Gossip Showbiz

Chrissy Teigen në gjendje të rënduar mendore: “Ndihem një plehrë, jam në depresion…”

Modelja e njohur, Chrissy Teigen së fundmi ka publikuar një shkrim të gjatë në Instagram, duke treguar sa keq ndihet pas skandalit të bullizmit që u bë publik kohët e fundit.

Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Nuk e di vërtet çfarë të them këtu … thjesht ndihem kaq e çuditshme të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur në këtë botë interneti, por ndihem si plehrë në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur. Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull. Unë nuk jam mësuar me ndonjë mënyrë tjetër. E gjitha çfarë di është se ju dua njerëz, më ka marrë malli dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju sepse unë thjesht jam lodhur duke qenë e sëmurë me veten time tërë ditën. Faleminderit dhe mirupafshim, ju dua…

Rikujtojmë, se para pak kohësh modelja e njohur Courtney Stodden tronditi me deklaratën e saj kundrejt modeles së njohur Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”.

Por nuk është mbyllur me kaq. Akuzat për modelen kanë vijuar dhe duket se nuk kanë të ndalur. Së fundmi ka qenë stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë që ka bërë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja.